Real Madrid 2-0 Barcelona, notat e lojtarëve (FOTO)

Real Madrid ka triumfuar ndaj Barcelonës në El Clasico, falë golave të Vinicius Juniorit dhe Mariano Diazit.

Kjo ndeshe ishte e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga.

Pas kësaj fitoreje Real Madrid është lider në La Liga me 56 pikë.

Uebfaqja e vlerësimeve “Whoscored.com”, ka publikuar notat e futbollistëve.

Futbollisti i ndeshjes është përzgjedhur Dani Carvajal me notën 8.4, i cili ka dhuruar një asistim te goli i Mariano Diazit.

Me notë të lartë ëhtë vlerësuar edhe Vinicius Junior, 8.1.

Kurse, lojtari më i dobët i kësaj ndeshje është vlerësuar portieri Andre Ter-Stegen me notën 5.8.

Me notë të vogël është vlerësuar edhe Jordi Alba, 5.9.

Lionel Messi është vlerësuar me notë 6.4.