Real Madrid 1-2 Manchester City, notat e lojtarëve

Manchester City ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Real Madridit, me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8, së finales në Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje paraqitje të mirë pati De Bruyne, duke dhuruar një asistim dhe shënuar një gol nga penalltia.

Sipas uebfaqes “Whoscored.com”, De Bruyne është zgjedhur lojtari i ndeshjes me notën 8.4.

Lojtari më i dobët është vlerësuar Sergio Ramos me notën 5.6.