Reagon Ambasada e Kosovës në Shkup për ndaljen e dritave gjatë stërvitjes së Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Shkup, për tu përgatitur para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut që e zhvillon të enjten nga ora 20:45.

“Dardanët”, e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit nga ora 18:00, në stadiumin ‘Tose Proeski”, në Shkup.

Stërvitjet e djelmoshave kosovar nuk kanë shkuar mirë, pasi nuk kishte ndriçim për një pjesë të madhe të stërvitjeve, gjë e cila i ka penguar lojtarët e Kosovës ta realizojnë stërvitjen në mënyrën e duhur.

KALLXO.com, ka kontaktuar Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn, për ndodhin e sotme.

Dedaj ka thënë për KALLXO.com, se gjatë ditës së nesërme do të bëjnë një reagim për këtë çështje.

“Tasht po dëgjoj, nuk jam i sigurt mundem me thirr nesër me e konfirmu që ka ndodhë një gjë e tillë. Do ta vërtetojë nesër këtë gjë  dhe do ta bëjmë një reagim”, ka thënë Gjergj Dedaj për KALLXO.com.

KALLXO.com, ka tentuar të kontaktojë edhe krerët e FFK-së, por ka qenë i pamundur kontakti me ta.

Kosova mban stërvitjen e fundit në terr para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut