Rashica shënon gol për Werderin

Mesfushori kosovar, Milot Rashica ka shënuar gol në fitoren e Werder Bremenit ndaj ekipit të Hannoverit, në një ndeshje miqësore që e kanë luajtur këto dy ekipe gjermane.

Rashica ka shënuar golin e tretë për Werderin, i cili ka fituar me rezultat 3 me 1, si vendas ndaj Hannoverit.

Ylli kosovar e ka gjetur rrjetën në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Hannoverit, saktësisht në minutën e 59-të.

Fillimisht, Werder Bremen e kishte gjetur veten në disavantazh ndaj Hannoverit, qysh në minutën e 30-të të ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Werder Bremenit do të jetë më 18 janar kundër Dusseldorfit, si mysafir.

Sonte, Kosova do të luajë një ndeshje miqësore me kombëtaren e Suedisë në Doha të Katarit, por Rashica nuk është grumbulluar nga përzgjedhësi Challandes.