Rashica ia dedikon Shqipërisë 2 golat e shënuar ndaj Wolfsburgut (FOTO)

Shqipëria me 26 nëntor ka përjetuar një tragjedi nga tërmeti i cili vdiqen mbi 50 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Shumë futbollist e njerëz të sportit janë solidarizuar me gjendjen në Shqipëri.

Milot Rashica sot ka shkëlqyer duke i shënuar dy gola për Werder Bremenin ndaj Wolfsburgut.

Rashica të dy golat e shënuar i  ka festuar me simbolin e shqiponjës, duke ia dedikuar këta gola Shqipërisë.

Ylli i Kosovës, përmes një postimi në Tëitter, ka shkruar se këta gola ia ka dedikuar Shqipërisë.