Rashford: Po rikuperohem, po ndjehem 10 herë më mirë

Marcus Rashford nuk e ka nisur mbarë vitin 2020, pasi ishte lënduar në muajin janar ndaj skuadrës së Wolvesit.

22 vjeçari anglez ka treguar se tani është afër rikuperimit prej lëndimit në shpin dhe po ndjehet 10 herë më mirë.

“Ndihem më mirë, jam shumë më mirë se sa para 2-3 javësh. Pas disa ditësh do të kryej testet dhe pres të konfirmohet rikuperimi im. Në të vërtetë, ndihem 10 herë më mirë tani”, ka thënë sulmuesi i Unitedit për Sky Sport.

Reprezentuesi i Anglisë, ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë, pas izolimit të vendit nga coronavirusi.

“Po qëndroj në shtëpi, punoj në palestër, lexoj libra, shoh Netflix dhe bëj gjithçka mundem për të shtyrë kohën”, tregon Marcus Rashford.