Rashani: Unë dua të luajë për Kosovën kundër Maqedonisë së Veriut

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani dëshiron që të jetë me çdo kusht në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veritut që luhet më 8 tetor.

Rashani nuk u lejua që të luante ndaj Greqisë, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, nga klubi i tij norvegjez, Odds, për shkak se i duhej të karantinohej pas kthimit nga Kosova. Ai dhe disa lojtarë tjerë u paraqitën vetëm ndaj Moldavisë, ndeshje e cila u luajt në Itali.

Elbasan Rashani, në një intervistë për “Eurosport.no”, ka thënë se dëshiron që më çdo kusht të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Unë dua të luaj për Kosovën kundër Maqedonisë së Veriut, kështu që ne mund të shkojmë në finale dhe në kampionatin evropian. Klubi duhet ta respektoj dhe të gjejë një zgjidhje për ne që luajmë për ekipet përfaqësuese. Nëse nuk kam zgjidhje do të largohem. Do të shkoj në atë ndeshje pa marrë parasysh se çka do të ndodhë. Është beteja më e rëndësishme e jetës time”, ka thënë Rashani për “Eurosport.no”.

Më 8 tetor Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të play –off-it, për “Euro 2020”. Kjo ndeshje do të luhet në Shkup.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Fituesi i finales do ta siguroj kualifikimin në Kampionatin Europian që luhet në vitin 2021.