Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Ranglista e re e FIFA-s, Kosova ngritet për pesë pozita

Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar ranglistën e re për kombëtare.

Në këtë listë, Kosova pas fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi, është ngritur për pesë pozita, duke lënë pas kombëtare si Korea e Jugut dhe Taxhikistani.

Kombëtarja e Kosovës tani ka 1184 pikë, nga 1164 sa kishte herën e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 114 në botë.

Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë, pas humbjes ndaj Turqisë dhe fitores ndaj Moldavisë, ka rënë për një pozitë, duke u rradhitur e 65-ta, me 1367 pikë.

Kurse kombëtarja e Belgjikës vazhdon ta kryesojë këtë ranglistë, me 1755 pikë, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Uruguaj që e mbyll top pesëshen me 1642 pikë.

Listën e plotë të FIFA-s mund ta gjeni këtu.