Rangersi kampion i Skocisë

Steven Gerrard me Rangersin i ka dhënë fund dominimit të Celtic gati për një dekadë në futbollin skocez.

Ende pa mbaruar sezoni, Rangersi e ka siguruar titullin e kampionit matematikisht, pas barazimit të sotëm të Celticit me Dundee Unitedin.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerard pas 32 ndeshjeve ka 28 fitore dhe katër barazimi, duke mos pësuar asnjë humbje në këtë sezon.

Rangersi është në vendin e parë me 88 pikë, 20 pikë më shumë se Celtici.

Ky është titulli i parë i fituar nga Rangers që nga sezoni 2010/11, duke e çuar totalin në 55 tituj të fituar në Premiershipin skocez.