Ramos: Të gjithë jemi deri në vdekje me Zidanen

Sergio Ramos, ka folur në konferencë për media, para ndeshjes Galatasaray- Real Madrid, që luhet të martën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ramos ka thënë se duhet të fitojnë me patjetër ndaj ekipit turk.

“Pas rezultatit të fundit në Ligën e Kampionëve, nesër duhet të fitojmë patjetër”, ka thënë fillimisht Ramos.

I pytur për trajnerin e kësaj skuadre, Zinedin Zidane, Ramos ka thënë se janë në vdekje me trajnerin francez.

“Çfarë mendon dhoma e zhveshjes kur kontestohet Zidane? Të gjithë jemi deri në vdekje me Zidanen, të ndodhë çfarë të ndodhë. Jemi të bashkuar dhe mos të harrojmë se Real Madridi gjithmonë kthehet dhe këtë mund ta bëjmë së bashku, duke punuar të gjithë.Mourinho? Nuk mund t’i ndalim çfarë thonë njerëzit. Mund të them se ekipi është deri në vdekje me Zidanen, ai e njeh shumë mirë Realin”, ka theksuar kapiteni i Realit.

Spanjolli ka thënë se është i vetëdijshëm se rezultatet janë të rëndësishme për çdo trajner.

“E dimë se rezultatet janë të rëndësishme për çdo trajner, por nëse vazhdoni të flisni gjithmonë për trajnerin, lojtarin, pas një barazimi, humbje, është jo komode për klubin, për trajnerin e as për lojtarët”, ka cekur Ramos.

Real Madrid, pas dy ndeshjeve në Grupin A, pozicionohet në vendin e fundit me vetëm një pikë.