Ramos: Kemi vuajtur kundër Messit, Reali do të kishte fituar më shumë trofe nëse nuk do të ishte ai

Kapiteni i Realit, Sergio Ramos ka folur për rivalin e tij Lionel Messin, dy ditë para ‘El Clasicos’ që luhet të shtunën nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Ramos e ka pranuar se kanë vuajtur ndaj Messit, ai bile ka shtuar se Reali do të kishte tituj më shumë nëse nuk do të ishte argjentinasi në Barcelonë.

“Ne kemi vuajtur kundër Messit gjatë këtyre viteve. dokumentare. Ndoshta nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim fituar më shumë tituj”, ka thënë Sergio Ramos.

35 vjeçari ka thënë se kur Jose Mourinho ishte pjesë e Realit, Barcelona kishte skuadrën më të mirë në histori të klubit.

“Ka qenë një kohë kur ne u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyeshëm si Jose Mourinho, por ishte e vështirë për ne t’i mposhtnim ata. Ne nuk fituam shumë dhe pati shumë tension, të shkaktuar nga ata ose nga ne”, ka thënë Ramos.

Sergio Ramos pritet të mungojë të shtunën në ‘El Clasico’ për shkak të lëndimit, kurse Lionel Messi do të jetë në fushë.