Ramos i revoltuar pas El Clasicos: Kishte dy penallti në pastra në favorin tonë

El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, ka përfunduar me rezultat 0-0, ndeshje e cila u zhvillua në Camp Nou.

Gjatë pjesës së parë Real Madrid kërkoi dy penallti në favor të tyre, por gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk mendoi ashtu.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se ishin dy penallti të pastra në favor të tyre në pjesën e parë.

“Kishte dy penallti, i pamë gjatë pushimit, ato ishin të pastra. VAR për këtë është këtu, por se di, kjo mbetet çështje fati pastaj, në të ardhmen do të ketë vendime në favorin tonë”, ka thënë Ramos.