Ramos dëshiron të pensionohet në Real Madrid

Sergio Ramos dëshiron që ta zgjas kontratën me Real Madridin.

Kapiteni i madrilenëve dëshiron që ta mbyll karrierën e tij profesionale në futboll në Real Madrid.

Kontrata e Ramosit i skadon në vitin 2021.

Mirëpo, sipas “Don Balon”, spanjolli dëshiron që në kontratën e re të bëhet lojtari më i paguar në skuadër.

Por, Ramos duhet që të takohet me presidentin e klubit Florentino Perez, për ta ditur se a do të ketë rritje të pagës.