Ramadani pas fitores ndaj Ballkanit: Ndeshja ndaj Gjilanit ishte vetëm një aksident

Prishtina ka fituar me rezultat 0-1, ndaj Ballkanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të, pas barazimit me rezultat 0-0, në xhiron e kaluar ndaj Prishtinës.

Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani, ka deklaruar se ishin të përgatitur për një derbi të vërtetë, për një luftë sportive në mesfushë.

Ai po ashtu ka thënë se barazimi ndaj Gjilanit ishte aksidental.

“Ishim të përgatitur për një derbi të vërtetë, për një luftë të vërtetë sportive në mesin  fushës, pasi që ta mposhtësh Ballkanin duhet ta fitosh mesfushën. U kam thënë futbollistëve që duhet të shënojmë një gol për të nxjerrë një barazim në këtë ndeshje, apo për ta fituar atë dh ashtu ndodhi. Sot treguam që ndeshja ndaj Gjilanit ishte vetëm një aksident, pasi që se kishim fatin në anën tonë. Çdo ndeshje deri në fund është finale për ne dhe do të luftojmë në secilën prej tyre”, deklaroi Ramadani.

Pas kësaj fitoreje Pirshtina pozicionohet në vendin e tretë me 54 pikë.