Ramadani: Jemi me këmbë në tokë

Prishtina ka fituar me lehtësi ndaj Besës së Pejës, me rezultat 0-3, në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij duke thënë se janë duke qëndruar me këmbë në tokë.

“Me të vërtetë ishte shumë e vështirë përballë një Bese që lufton deri në fund. Nuk u dorëzua. I uroj futbollistët e mi për fitoren. Më gëzoj qasja e këtij takimi nga lojtarët. Si duket kemi marrë mësime nga dy takimet e Besës që i kishte ndaj Dritës dhe Trepçës ’89. Jam i gëzuar për fitoren. E menaxhuam deri në fund rezultatin dhe nuk pranuam gol. Më gëzon që jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi eufori. Derisa i fitojmë ndeshjet, nuk na interesojnë tjerët. Tani duhet vetëm t’i fitojmë ndeshjet tona”, tha fillimisht trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

Për Prishtinën dy gola në këtë takim i shënoi sulmuesi Otto John, për të cilin ka fjalë të mira trajneri Ramadani.

“Otto Johni na ka ardhur në momentin e duhur. Falë punës në vendlindje ka ardhur me 4-5 kilogramë më pak se që kishte kur shkoi në Nigeri. Kemi një konkurrencë e shëndoshë në skuadër”, nënvizoi Ramadani.