Rahoveci triumfon ndaj Prishtinës

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 70:57.

Kjo ndeshje zgjoi një interesim të madh të tifozëve vreshtarë të cilët e përkrahën Rahovecin.

Vreshtarët e nisën çerekun e parë furishëm duke e fituar me rezultat 17:4.

Çereku i dytë ishte më i balancuar, të cilin po ashtu e fituan vendasët me rezultat 15:13.

Prishtina u këndell në çerekun e tretë duke e fituar me rezultat 22-20.

Edhe çereku i katërt i takoi mysafirëve me rezultat 18:17, por në fund fitoi Rahoveci me rezultat 70:57, falë epërsisë së krijuar në dy çerekët e parë.

Më të dalluarit te Rahoveci ishin Darell Davis me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Alban Veseli me 15 pikë dhe 10 kërcime.

Kurse te Prishtina më i miri në parket ishte debutuesi Jordan Johnson me 22 pikë.

Rahoveci tani ka 12 fitore dhe pesë humbje.

Ndërsa Sigal Prishtina 13 fitore dhe katër humbje.