Rahoveci tregohet i fortë për Prishtinën

Rahoveci ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 74:61, në takimin e zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma”.

“Vreshtarët” prej fillimit treguan se fitorja do të mbetej në Rahovec. Ata i fituan të gjithë çerekët duke mos lejuar befasi nga mysafirët.

Çereku i parë 19:16, çereku i dytë 18:14, çereku i tretë 17:12, çereku i katërt 20-19.

Jure Guninja ishte më i dalluarit te vendësit me 24 pikë dhe 12 kërcime, derisa pikë dyshifrore shënuan Arian Qallaku 19, Justin Gray 15 dhe Christian Bradford 10.

Te Sigal Prishtina më i miri ishte Divine Myles me 23 pikë, derisa lojë të mirë treguan edhe Mikaile Tmusiq me 13 pikë e dhjetë kërcime, si dhe Fahro Alihoxhiq me 12 pikë e 13 kërcime.

Në takimet tjera të xhiros së parë, Peja ka mundur Ponte Prizrenin në udhëtim 78:70, Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Feronikelit 103:90, kurse në sfidën e së premtes, Bashkimi mundi Lipjanin 107:57. Trepça pushoi në javën e parë.