Rahoveci transferon amerikanin Darrell Davisin

KB Rahoveci ka njoftuar se ka kthyer në epik organizatorin Darrell Davis, i cili ishte pjesë e vreshtarëve në sezonin e kaluar.

Davis do të jetë pjesë e Rahovecit deri në fund të këtij sezoni dhe pritet të debutojë në vikend.

“Një nga basketbollistët më të mirë të skuadrës viteve të fundit, Darrell Davis, rikthehet sërish për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave. Gradualisht ekipi po kompletohet, ndërsa tani mbetet që djemtë ti zbatojnë urdhrat e trajnerit dhe të dhurojnë më të mirën e tyre për klubin, respektivisht qytetin”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Davis në sezonin e kaluar lujti te Rahoveci me 20.5 pikë për ndeshje. Kurse në këtë sezon ishte pjesë e skuadrës Sllobodës së Tuzllës në Bosnje të Hercegovinës.

Kujtojmë se të hënën Rahoveci transferoi amerikanin Ed Daniel.