Rahoveci përforcohet me basketbollist amerikan (FOTO)

Klubi i basketbollit të Rahovecit, sot e ka prezantuar përforcimin e ri nga basketbolli amerikan.

Rahoveci është përforcuar me Darrell Davis, i cili vjen nga skuadra e Dayton.

Darrell Davis po ashtu ka luajtur edhe në Europë te skuadra hungareze Naturtex.

Davis është vetëm 23 vjeçar dhe pritet të jetë i gatshëm për në mesjavë për ndeshjen ndaj KB yllit.