Rahoveci mposht Trepçën në palestren ‘Minatori’ në Mitrovicë
Rahoveci ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Trepçës, me rezultat 92-82, ndeshje e cila u zhvillua në palestren “Minatori” në Mitrovicë, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketball.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, pasi e fituan çerekun e parë me rezultat 23-16.
Vreshtarët fituan edhë në çerekun e dytë me rezultat 25-21, duke shkuar në pushim me rezultat 48-37.
Trepça e fitoi vetëm çerekun e tretë me rezultat 20-18.
Çereku i katërt ishte i barabartë, të cilin e fituan mysafirët me rezultat 26-25.
Te Trepça më të dalluarit ishin Dj Hanes me 33 pikë e gjashtë kërcime dhe Alante Fenner me 17 pikë e nëntë kërcime.
Ndërkaq te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 25 pikë e katër kërcime dhe Darell Davis me 22 pikë e gjashtë kërcime.
Pas kësaj fitoreje Rahoveci rrëmben kreun e tabelës me 35 pikë, dy më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak.
Kurse Trepça pozicionohet në vendin e tetë me 23 pikë.
Në xhiron e 22-të Rahoveci takohet me Bashkimin, kurse Trepça me Prizrenin.