
Rabiot i hapur që t’i bashkohet Manchester Unitedit
10.5.2020 - 23:28
Mesfushori francez, Adrien Rabiot, mund të largohet nga Juventusi, pas një viti qëndrim në Serie A.
Rabiot i ka bërë 24 paraqitje për bianconerët në të gjitha kompeticionet, megjithatë nuk i ka arritur pritshmëritë nga Juventusi.
“DailyMail”, shkruan se Rabiot është i hapur që t’i bashkohet Manchester Unitedit në afatin kalimtar të verës.
25 vjeçari mund të përfshihet në marrëveshje me Paul Pogban, pasi Juventusi po e kërkon transferimin e Pogbas dhe mund ta përfshijnë Rabiotin në marrëveshje.