Quique Setien flet për largimin e mundshëm të Messit nga Barcelona

Dy ditët e fundit është folur për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona në vitin 2021.

Trajneri i Barcelonës Quique Setien, ka hedhur poshtë sugjerimet se ylli i kësaj skuadre mund të largohet nga blaugranët.

Lionel Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën e cila i skadon në vitin 2021. Ish-sulmuesi i njohur brazilian i Barcelonës, Rivaldo ka deklaruar që disa agjentë të futbollit janë duke ëndërruar një bashkim të Messit me Ronaldon në Juventus në vitin 2021.

Por, trajneri Setien  në një intervistë për Sky Sport, nuk ka pranuar të spekulojë për largimin e undshëm të Messit.

“Nuk e kam ndërmend të spekulojë për këtë temë. Nuk e kam dëgjuar atë të thotë ndonjë gjë për largimin nga klubi. Ky është një lajm që unë nuk e di se ka ardhur prej tij. Kështu që unë nuk do të spekulojë për këtë, pasi nuk është pjesë e punës sime. Unë e shoh që ai po ushtron mirë dhe ne flasim vetëm për atë që duhet të bëjmë, për asgjë tjetër”, ka thënë Quique Setien.