Qeveria ndan 950 mijë euro për projektet sportive për vitin 2020 në Skenderaj

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Skenderajt për vitin 2020.

Për komunën e Skenderajt, për vitin 2020, janë financuar pesë projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

950 mijë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Skenderaj

Për ndërtimin e palestrës së sportit në Skenderaj, janë bartur 400 mijë euro nga viti 2019.

Ndërtimi i kësaj palestre sportive, Qeveria ka paraparë t’i ndajë 2 milionë e 72 mijë e 871 euro.

100 mijë euro do të barten për ndërtimin e tribunave, rrethojës dhe shtrimit të zhavorit në stadiumin e Skenderajt.

Në total, Qeveria e Kosovës për këtë stadium ka vendosur t’i investoj 450 mijë euro deri në vitin 2022.

Për ndërtimin e sallës së edukatës fizikë në shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj, do të barten 150 mijë euro nga viti 2019.

Prej vitit 2019 deri në vitin 2021, Qeveria i ka paraparë t’i ndajë 430 mijë euro për ndërtimin e kësaj salle sportive.

Po ashtu edhe për ndërtimin e sallës së edukatës fizikë të Shkollës së Mesme të Lartë “Anton Çeta”, në Skenderaj do të barten 150 mijë euro nga viti 2019.

Edhe për këtë projekt Qeveria e ka paraparë që deri në vitin 2021, t’i ndaj 430 mijë euro nga buxheti i Kosovës.

150 mijë euro do të barten nga viti 2019, për ndërtimin e sallës së edukatës fizikë të shkollës “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm. 430 mijë janë të parapara të ndahen deri në vitin 2021 nga viti 2019 për këtë sallë sportive nga buxheti i Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Shtime