Qeveria ndan 400 mijë euro për projektet sportive për vitin 2020 në Suharekë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Suharekës për vitin 2020.

Për komunën e Suharekës, për vitin 2020, janë financuar dy projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

Për financimin e këtyre dy projekteve për vitin 2020, buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë 400 mijë euro.

Për renovimin e stadiumit të qytetit në Suharekë, do të barten 100 mijë euro nga viti 2019.

Renovimi i stadiumit të FC Ballkanit, pritet të përfundoj në vitin 2021, kurse investimi total i qeverisë është 513,931 euro.

300 mijë euro do të barten nga viti 2019, për ndërtimin e stadiumit në Studenqan të Suharekës.

Në total, qeveria e Kosovës, për ndërtimin e këtij stadiumi do t’i ndaj 500 mijë euro, i cili pritet të përfundoj në vitin 2021.

 

Qeveria e Kosovës i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Shtime