Qeveria i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Ferizaj

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Ferizajt për vitin 2020.

Për komunën e Ferizajt, për vitin 2020, janë financuar tri projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

Nga tri projektet sportive të financuara nga Qeveria e Kosovës për Komunën e Ferizajt, janë ndarë 180 mijë euro.

Për renovimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj, Qeveria e Kosovës nuk e ka ndarë asnjë cent për vitin 2020.

Për vitin 2019, Qeveria e Kosovës, kishte ndarë 120 mijë 991 euro,  për renovimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj. Në total janë paraparë të ndahen 820 mijë euro e 991 euro për këtë projekt i cili pritet të përfundoj në vitin 2022.

Kurse, për ndërtimin e sallës sportive në Greme të Ferizajt, do të barten 80 mijë euro nga viti 2019.

Qeveria e Kosovës prej vitit 2019 deri në vitin 2021, i ka ndarë 658 mijë e 455 euro në total për ndërtimin e kësaj salle sportive.

Për kompleksin e fushave të tenisit në Ferizaj, për vitin 2020, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 50 mijë euro.

Në total, nga Qeveria e Kosovës, për kompleksin e fushave të tenisit në këtë qytet, janë ndarë 50 mijë euro i cili pritet të përfundoj në vitin 2020.

Qeveria e Kosovës, i ka ndarë 50 mijë euro për vitin 2020, për pishinën gjysëm-olimpike në Ferizaj.

Pishina gjysëm-olimpikë në Ferizaj, pritet të përfundoj në vitin 2022, kurse Qeveria e Kosovës, deri në vitin 2022, ka paraparë që t’i ndajë për këtë pishinë 450 mijë euro në total.