Qeveria financon vetëm një projekt sportiv për vitin 2020 në Fushë Kosovë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Fushë Kosovë  për vitin 2020.

Për komunën e Fushë Kosovës, për vitin 2020 është financuar vetëm një projekt nga buxheti i Kosovës.

100 mijë  euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2020 për projektet sportive në Fushë Kosovë.

Parat e ndara për këtë projekt sportiv janë të bartura nga viti 2019.

Për ndërtimin e palestrës sportive në Fushë Kosovë, janë bartë 100 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020. Deri në vitin 2022 Qeveria e Kosovës, pritet t’i ndajë 1 milionë euro për këtë palestër sportive.

 

Qeveria e Kosovës i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Shtime