Qeveria e Kosovës i ndan 800 mijë euro për projekte sportive në Prizren

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Prizrenit për vitin 2020.

Projektet për këtë komunë të parapara për vitin 2020, janë 800 mijë euro.

Më poshtë mund t’i lexoni projektet e sportit në Prizren për vitin 2020, të analizuara nga KALLXO.com.

Projektet e sportit në Prizren do të kushtojnë 800,000 euro

Për Pishinën Olimpike do të barten 200,000 euro nga viti 2019.

Për ndërtimin e stadiumit “Përparim Thaqi” do të barten 150,000 euro nga viti paraprak.

Për stadiumin e fshatit Gjonaj do të barten 50,000 euro ndërsa nuk është planifikuar ndarje buxhetore për vitin 2020.

Për poligonin sportiv në Mushnikovë do të barten 50,000 euro e për fushën sportive në Lubinjë të Epërme do të barten 50,000 euro nga buxheti i vitit paraprak.

Për ndërtimin e dy sallave sportive do të barten nga viti 2019, 300 mijë euro.

100,000 euro për ndërtimin e sallës së Edukatës Fizike të shkollës fillore “Ibrahim Fehmiu” dhe 200,000 euro për ndërtimin e sallës së Edukatës Fizike të shkollës fillore “Izvor” në Gornje Lubinje.

Qeveria e Kosovës për vitin 2020 ka lënë pa buxhet projektin e ndërtimit të stadiumit në Zhur.