Qeveria e Kosovës i ndan 650 mijë euro për projektet sportive në Viti

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Vitisë për vitin 2020.

Për komunën e Vitisë, për vitin 2020, janë financuar tre projekte sportive nga Qeveria e Kosovës.

Në total, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 650 mijë euro për projektet sportive në këtë komunë.

Për palestrën sportive në Viti, do të barten 350 mijë euro nga viti 2019 për vitin 2020.

Për ndërtimin e kësaj palestre Qeveria e Kosovës i ka paraparë t’i ndajë në total 1 milionë e 520 mijë e 499 euro.

Kurse për stadiumin e qytetit në Viti, janë bartur 200 mijë euro nga viti 2019 nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Viti, në total deri në vitin 2023 i ka paraparë që t’i ndaj 300 mijë euro.

Për rivitalizimin e stadiumit në Pozheran të Vitisë, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 100 mijë euro për vitin 2020.

Në total, qeveria për këtë stadium i ka paraparë t’i ndajë 200 mijë euro i cili pritet të përfundoj në vitin 2021.