Qeveria e Kosovës i ndan 150 mijë euro për projektet sportive për vitin 2020 në Malishevë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Malishevës për vitin 2020.

Qeveria e Kosovës për vitin 2020 për komunën e Malishevës i ka ndarë vetëm 150 mijë euro për një projekt, kurse për dy projekte tjera nuk ka ndarë asnjë cent.

150 mijë euro janë bartur nga viti 2019, për ndërtimin e sallës së Edukatës Fizikë për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazkreku” në Malishevë.

Ky projekt prite të përfundoj në vitin 2020, kostoja totale e të cilit është 300 mijë euro.

Për Sallën e Sportit në Drenoc të Malishevës, nuk janë ndarë asnjë cent për vitin 2020, nga Qeveria e Kosovës, edhe në vitin 2019 nuk ishin ndarë mjete financiare e si pasoj e kësaj nuk është bartur asjë cent.

Për këtë projekt janë paraparë të shpenzohen 200 mijë euro, por, për vitet e ardhshme.

Nga 100 mijë euro janë paraparë për vitet 2021 dhe 2022.

Edhe për Sallën e Sporti në Lubizhd, nuk është ndarë asnjë cent për vitin 2020 nga Qeveria e Kosovës.

100 mijë euro për Sallën e Sporteve në Lubizhd të Malishevës janë paraparë të ndahen në vitin 2021.

Sipas, Qeverisë së Kosovës, ky projekt kushton 100 mijë euro në shumën totale.