Qeveria e Kosovës e financon vetëm 1 projekt sportiv në Dragash për vitin 2020

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Dragashit për vitin 2020.

Në këtë komunë, nuk janë ndarë mjete financiare për projekte sportive. Qeveria e Kosovës e ka financuar vetëm 1 projekt për vitin 2020.

Më poshtë mund t’i shihni se për cilin projekt janë ndarë 300 mijë euro.

Për ndërtimin e Palestrës Sportive në Dragash, janë paraparë të shpenzohen 1,565,195 euro.

Për ndërtimin e kësaj salle sportive do të barten 300 mijë euro nga viti 2019, kurse për vitin 2020 nuk është ndarë asnjë cent.

Për ndërtimin e Stadiumit në Dragash, nuk është ndarë asnjë cent për vitin 2020, po ashtu edhe në vitet paraprake nuk janë ndarë mjete financiare.

Vlera totale e këtij stadiumi është 100 mijë euro, të cilat janë të paraparë të ndahen në vitin 2021 të gjitha mjetet financiare.

 

 

Qeveria e Kosovës i ndan 800 mijë euro për projekte sportive në Prizren