Qeveria e financon vetëm 1 projekt sportiv për vitin 2020 në Rahovec

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me 10 mars me 63 vota pro.

Buxheti i këtij viti në total është 2 miliardë e 357 milionë euro.

KALLXO ka analizuar buxhetin e ndarë për projektet e fushës së sportit për komunën e Rahovecit për vitin 2020.

Për komunën e Rahovecit, për vitin 2020, është financuar vetëm një projekt sportiv nga Qeveria e Kosovës.

Vlera e këtij projekti sportiv është 100 mijë euro.

Për ndërtimin e palestrës së sportit në Krushë të Madhe, do të barten 100 mijë euro nga viti 2019, nga buxheti i Kosovës.

Në total Qeveria e Kosovës, ka paraparë t’i investoj 800 mijë euro për këtë palestër deri në vitin 2022.

Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent për renovimin e stadiumit të Rahovecit për vitin 2020. Në vitin 2019, i kishte ndarë 63 mijë e 140 euro. Kurse në vitin 2021 dhe 2022, parashihet të investohen edhe 500 mijë euro për këtë stadium nga buxheti i Kosovës.

Po ashtu edhe për ndërtimin e stadiumit në Ratkoc të Rahovecit për vitin 2020, nuk është ndarë asnjë cent nga Qeveria e Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës i financon tri projekte sportive për vitin 2020 në Shtime