Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar orarin e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Xhiroja e 13-të do të luhet të premten, të shtunën dhe të dielën.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në termin prej orës 13:00.

Epiteti i derbit në këtë xhiro do t’i takoj ndeshjes Feronikeli – Ballkani, e cila luhet të shtunën prej orës 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

E premte, 1 nëntor, ora 13:00
Llapi-Drenica

E shtunë, 2 nëntor, ora 13:00
Trepça ‘89-Vushtrria
Feronikeli-Ballkani
Dukagjini-Prishtina

E diel, 3 nëntor, ora 13:00
Mitrovicë: Gjilani-Ferizaj
Flamurtari-Drita