PSG refuzon shkëmbimin Verratti – Pjanic

Paris Saint-Germain, ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, që ta transferoj në Francë gjatë afatit kalimtar të verës.

Italianët duke e parë interesimin e PSG-s për Pjanicin, i  kanë propozuar një shkëmbim kokë me kokë me Marco Verrattin.

Mediat italiane raportojnë se Maurizio Sarri nuk është i kënaqur me Pjanicin dhe do ta lejoj largimin e tij.

Por, bianconerët preferojnë një shkëmbim me mesfushorin italian, Verratti.

PSG nuk ka pranuar një shëmbim me Verratin i cili është pjesë e klubit prej vitit 2012 kur u transferua nga Brescia.

Verratti shihet si i pazëvendësueshëm te Parisi.