PSG po e monitoron mesfushorin e Atletico Madridit

Paris Saint-Germain, dëshiron që të përforcohet në merkaton e verës.

Skuadra franceze ka çaluar që disa vite në mesfushë, pasi të vetmin futbollist bindës në këtë repart e ka Marco Verrati.

Kampionët e Francëz, janë duke e monitoruar mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey.

26 vjeçari ka bërë parqitje fantastike në këtë sezon me Atletico Madridin duke zgjuar edhe interesimin e Arsenalit.

Partey ka klauzolë në vlerë prej 50 milionë eurove, shumë e përballueshme për francezët.

Mesfushori ganez është produkt i akademisë së klubit dhe ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023.