PSG nuk dëshiron ta mbaj në skuadër Sergio Ricon

Portieri spanjoll, Sergio Rico iu bashkua Paris Saint-Germain, në verën e vitit 2019 nga Sevilla në huazim një vjeçar.

Spanjolli te skuadra franceze ka ardhë si zëvendësues i portierit Keylor Navas i cili iu bashkua Parisit nga Real Madridi.

Sergio Rico në këtë sezon i ka bërë vetëm dy paraqitje në Ligue 1.

PSG ka mundësinë që ta blej përfundimisht Ricon për 10 milionë euro në verë, por francezët nuk dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Estadio Deportivo shkruan se Rico do të kthehet në Sevilla, dhe PSG do të mendoj për ndonjë portier tjetër.