PSG mposht Reimsin e Valon Berishës dhe Arbër Zenelit (VIDEO)

Paris Saint Germain ka shënuar fitore me rezultat 0-2, ndaj Reimsit në kuadër të xhiros së pestë në Ligue 1.

Në këtë ndeshje Valon Berisha luajti për 90 minuta, kurse Arbër Zeneli u fut në lojë në minutën e 65’.

Kampionët e Francës fituan me dy golat e Icardit në minutat e 9’ dhe 62’.

Pas pesë ndeshjeve PSG pozicionohet në vendin e shtatë me 9 pikë.

Kurse Reims në vendin e parafundit me një pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.