
PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi përmbysi rezultatin ndaj Atalantës (VIDEO)
12.8.2020 - 23:04
Paris Saint-Germain e ka siguruar biletën për gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve pas fitores dramatike me rezultat 2-1, ndaj Ataltantës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin italianët me Mario Pasalicin në minutën e 27’.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Atalantën.
Pjesa e dytë në tërësi i takoi parisienëve.
Mbrojtësi brazilian Marquinhos e barazoi në minutën e 90’ për rezultatin 1-1.
Golin e fitores për Parisin e shënoi Choupo Moting në minutën e 90+’.
Paris Sain-Germain do të takohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Leipzig.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.