
PSG i bën gati 70 milionë euro për Icardin
07.4.2020 - 21:49
Mauro Icardi është huazuar në Paris Saint-Germain, nga Interi, me opsion blerje në fund të sezonit për 70 milionë euro.
Corriere dello Sport, shkruan, se Parisi është i gatshëm që ta shfrytëzoj këtë opsion për ta bërë të vetin sulmuesin argjentinas.
Icardi ka shkëlqyer prej transferimit të tij në PSG, duke i shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet.
Kujtojmë se për 27 vjeçarin, ka shprehur interes edhe skuadra si Juventus dhe së fundmi edhe Milan.