PSG e ‘shkel’ Barcelonën në ‘Camp Nou’, shkëlqen Mbappe

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë me rezultat 1-4, ndaj Barcelonës në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappe ka shkëlqyer duke shënuar hat-trick.

Lionel Messi e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0-, në minutën e 27’ nga penalltia.

Kylian Mbappe e barazoi rezultatin në minutën e 32’.

Për 1-2, shënoi Mbappe në minutën e 65’.

Moise Kean shënoi për rezultatin 1-3, në minutën e 70’.

Kylian Mbappe e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 85’ duke shënoi për 1-4.

Ndeshja e kthimit luhet më 10 mars në Paris.