PSG duhet t’i paguaj Interit 15 milionë euro shtesë nëse e shet Icardin në Juventus

Juventus dhe Inter, vazhdojnë të jenë rival të përbetuar si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj në forma të ndryshme.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ka qenë njëri prej objektivave kryesor të Juventusit, vet argjetninasi ka shprehur dëshiron që t’i bashkohej bianconerëve, por një gjë të tillë nuk e lejuan Interi.

Icardi në këtë sezon ka qenë i huazuar në Paris Saint-Germain, duke i shënuar 20 gola nga 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

PSG ka të drejt që ta ushtroj të drejtën e blerjes për Icardin deri më 31 maj. Goal.com, ka shkruar se francezet do t’i paguajnë Interit për sulmuesin argjentinas 50 milionë euro, plus 7 milionë tjera bonuse.

Por, sot Goal.com, shkruan se Interi, i ka vendos një klauzolë shtesë Parisit, në marrëveshjen për Icardin.

Nëse francezet e shesin ish-sulmuesin e Sampdorias te Juventusi, duhet t’i paguajnë Interit edhe 15 milionë euro shtesë.

Ky veprim i Interit është bërë në mënyrë që mos të lejojë përforcimin e rivalëve të tyre për sezonin e ardhshëm.