PSG dëshiron transferimin e De Sciglios

Paris Saint – Germain është duke menduar për transferimin e mbrojtësit të krahut Mattia De Sciglio, pasi Juan Bernat ka pësuar një lëndim të rëndë në gju.

Finalisti i Ligës së Kampionëve është fokusuar te lojtarët e Serie A, pas transferimit të Alessandro Florenzit nga Roma, francezët dëshirojnë mbrojtësin e Juventusit.

Juan Bernat i ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen ndaj Metzit dhe do të jetë jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj.

Corriere dello Sport, shkruan se PSG janë gati t’i rikthehen garës për De Sciglion, pasi kishin shfaqur interesim për të edhe në vitin e kaluar.

De Sciglio është lidhur me një transferim te Roma, por në ditët e fundit janë zbehur gjasat pasi Rick Karsdorp ka refuzuar të largohet nga Giallorossët në drejtim të Genoas.