PSG bën gati 60 milionë euro për Milinkovic -Savicin

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic –Savic, është njëri prej lojtarëve më të dalluar në këtë sezon te Lazio.

Për mesfushorin serb kanë shprehur interesim që një kohë të gjatë skuadra si Juventus, Inter dhe Manchester United.

Gazeta franceze “Le10sport.com”, shkruan se Paris Saint-Germain, është duke i bërë gati 60 milionë euro për Savicin.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka bërë të ditur se më herët ka refuzuar ofertë në vlerë prej 100 milionë eurove, por kriza e krijuar nga coronavirusi e ka zbritur çmimin e mesfushorit serb.