Foto: Fc Barcelona Facebook

Pse Messi braktisi Barcelonën?

Klubi i madh spanjoll më nuk do ta ketë në radhët e veta lojtarin më mirë në botë, Lionel Messi.

Këtë, përmes një njoftimi zyrtar e tha vetë klubi.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle)”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit spanjoll.

“Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund, FC Barcelona ka falënderuar Messin për kontributin e madh dhe i ka uruar atij suksese në jetën personale e profesionale.