Prishtina triumfon ndaj Ulpianës në Lipjan
27.11.2021 - 15:22
Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Ulpianës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Leotrim Kryeziu e hapi serinë e golave në minutën e 34-të duke shënuar për 0-1.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për kryeqytetasit.
“Plisat” e dyfishuan epërsinë me Besnik Krasniqin nga minutën e 57-të i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Për 0-3 shënoi përsëri sulmuesi Leotrim Kryeziu në minutën e 85-të.
Pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në vendin e katërt me 24 pikë.
Kurse, Ulpiana mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë.