Foto: KALLXO.COM/Atdhe Mulla

Prishtina shënon fitoren e parë në sezonin e ri, e mposht Trepçen ’89 (Foto)

Prishtina ka arritur të triumfoj në Mitrovicë, në stadiumin “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89, me rezultat 1-0.

Kryeqytetasit, e kanë shënuar fitoren e parë në këtë sezon nga katër ndeshje të zhvilluara.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 59’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina, pozicionohet në vendin e tetë me katër pikë.

Por, kujtojmë se ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli, e ka një ndeshje të zhvilluar më pak, e që do të luajnë ndaj Dukagjinit me 25 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.