Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Trepçës ’89

Prishtina ka shënuar fitore dramatike me rezultat 1-2, ndaj Trepçës ’89, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lumbardh Dellova i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 90+1’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 90+1’ me Arbnor Mujën.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Leonit Abazi në minutë ne 90+6’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e dytë me 44 pikë.

Kurse, Trepça ’89 në vendin e pestë me 28 pikë.

Në xhiron e ardhshme Prishtina e pret në shtëpi Llapin.

Kurse, Trepça ’89 udhëton drejt Pejës për t’u ballafaquar me Besën.