Prishtina po e mposht Llapin në Podujevë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Prishtina është duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-0, me golin e Ahmed Januzit i cili shënoi në minutën e 25’ pas një asistimi të bukur nga Meriton Korenica.

Feronikeli dhe Drenica, e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0.

Ballkani është duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0, me golin e Arbër Prekazit pas asistimit të Besnik Krasniqit.