Prishtina po e mposht Dritën

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0, ndaj Dritës, ndeshja kryesore e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në 45 minutëshin e parë e shënoi mesfushori prishtinas Endrit Krasniqi në minutën e 6’.

Drita pati mundësi që ta barazoj rezultatin me Astrit Fazliun dhe Betim Haxhimusën, por nuk ia arritën qëllimit.