Prishtina përforcohet me mbrojtësin e Tiranës

Prishtina është përforcuar me kapitenin e Tiranës, Gentian Muçën.

Muça para disa ditëve kishte përfunduar aventurën e tij te skuadra e Tiranës duke qenë në bisedime me skuadrën nga kryeqyteti i Kosovës.

Prishtina gjatë ditës së sotme ka njoftuar se e ka transferuar Muçën i cili ka luajtur për klube si Bylysi, Dinamo e Tiranës, Kukësi, Vllaznia e Shkodrës dhe Flamurtari i Vlorës.

Gentian Muça është shprehur i lumtur që iu është bashkuar skuadrës së Prishtinës.

“Janë lëvizje që e pasojnë njëra tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, tek Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re”, ka thënë Muça për klubin e Prishtinës.