Angli - Gjermani. Anglia kualifikohet për qerekfinale duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina në 30 ditët e kampionatit – Pasion, Adrenalinë, Gëzim e Hidhërim

Ndonëse ishte shumë afër, kombëtarja e Kosovës nuk arriti të jetë pjesë e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Mirëpo ky fakt i hidhur, nuk i ndali qytetarët kosovarë për gjatë një muaji që të ishin pasionantë ndaj secilës ndeshje që u zhvillua.

Kombëtarja e Italisë në futboll u shpallë kampion mbrëmë më 11 korrik kur në Wembley mposhtën vendasit, Anglinë pas goditjes së penaltive.

Të ngarkuar për më shumë se një vit me lajme të hidhura e qëndrim të shumët brenda, sigurisht që kampionati evropian ka qenë një lajm i mirë për të gjithë , përfshi edhe ata që nuk ndjekin në vazhdimësi sportin më të popullarizuar në botë, futbollin.

Në Kosovë, pothuajse të gjitha baret dhe lokalet kanë bërë transmetimin e ndeshjeve të EURO2020.

Disa herë organizime ka pasur edhe nga institucionet lokale.

Zvicra për shkak të lidhjes me futbollistët e saj, Italia, Anglia, Gjermania, Franca, Portugalia por edhe kombëtare të tjera kanë pasur tifozë të jashtëzakonshëm në Kosovë.

KALLXO.com u sjellë një kolazh të fotografive që janë bërë gjatë 30 ditëve të zhvillimit të kampionatit evropian.

Fotografitë janë realizuar në lokacione të ndryshme në Prishtinë duke shfaqur kështu atmosferën që ka mbretëruar përgjatë disa ndeshjeve të kampionatit.

Angli – Gjermani. Anglia kualifikohet për çerekfinale duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Angli – Gjermani. Anglia kualifikohet për çerekfinale duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Belegjikë – Itali, një përkrahje e madhe për Italinë e cila shënoi fitore me rezultat 2-1 duke vazhduar në gjysmë-finale. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Përkrahës të dëshpëruar me rezultatin e penaltive gjatë ndeshjes Zvicër – Spanjë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Emocione të shumta gjatë ekzekutimit të penaltive në ndeshjen Zvicër – Spanjë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Pas një ore lojë, Xherdan Shaqiri barazon rezultatin në 1-1. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Zvicër – Spanjë. Me mungesën e Granit Xhakës, Zvicra mposhtet nga Spanja pas penaltive me rezultat 1-3. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Angli – Gjermani. Anglia kualifikohet për çerek-finale duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Itali – Angli. Përkrahësit e Italisë ishin nën ethe që nga minuta 2 e ndeshjes kur Anglia kaloi në epërsi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Anglia kualifikohet në gjysmë-finale duke mposhtur Ukrainën me rezultat bindës 4-0. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Itali – Spanjë. Në të gjitha vendet ku transmetohej ndeshja, atmosferë e brohoritje për Italinë që mposhti Spanjën në penalti me rezultat 4-2. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Itali – Angli. Barazimi i rezultatit nga Italia siguron tifozët me qetësi e shpresë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Itali – Angli. Minutat e fundit të kohës së rregullt. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Itali – Angli. Penaltitë të paevitueshme. Nën ethe të gjithë shikuesit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Pas penaltive me disa gabime në gjuajte nga të dyja palët, Italia triumfon me rezultat 3-2. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Itali – Angli. Adrenalina gjatë pjesës së dytë kur Italia ndodhej ende në disavantazh. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com